Tirana nuk është një qytet në transformim, është një metropol në formim. Vizioni për qytetin ishte formimi natyror eksterier, si kryeqyteti i Shqipërisë, dhe në interier, si vendbanim i habitatit. Në këtë projekt ne duam të aktualizojmë identitetin e Tiranës duke strukturuar formacionin natyror qe ajo ndodhet. Një identitet që është krijuar dhe do vazhdojë të krijohet nga vetë banorët e Tiranës në menyrë që qyteti të jetë I prekshëm dhe i kuptueshëm.
Në studim kishim lumin e Tiranës. Por ku do të ndërhynim? Cfarë ishte lumi i Tiranës dhe cfarë duhej të ishte për Tiranën? Nga fotot dhe analizat kuptuam që lumi krijonte një kufi të fortë midis qytetit të Tiranës dhe zonës së Paskuqanit në veri të tij. Duke parë këtë situatë ne studiuam përdorimin e tokës në të dy anët e lumit. Në zonat e ndërtuara, nga ana e qytetit kishim ndërtime me densitet të lartë kurse në anën tjetër me densitet të ulet. Në zonat e gjelbërta, në njërën anë kishim gjelbërim jo te sistemuar i nderthurur me ndertësa dhe me më shumë banorë, kurse në anën tjetër natyrë e pastër. Për sa i përket industrisë, në anën e lumit nga qyteti kishim industri të lehtë dhe të rëndë kurse nga ana e paskuqanit kishim agrikulturë.
Sistemi i tre lumenjëve që rrjedhin në drejtim lindje-perëndim nga malet drejt territoreve të urbanizuara e më pas derdhen në adriatik, luajnë një rol vital në percaktimin e armaturës së hapësirës publike. Sekuenca e lumenjve, e përjetuar nga aksi levizës nga qendra e qytetit në veri te tij kthehet në një transekt të rëndesishëm të armaturës së hapësirave publike dhe të lira. Ato krijojnë sekuenca të ndryshme në varietetin e ujit dhe natyrës. Lana si një lumë urban, lumi i Tiranës si një breglum për rekreacion dhe aktiv për qytetin dhe lumi i Tërkuzes si një ekosistem natyror.
Ne zgjodhëm një zonë në pikën e përplasjes midis sistemit tre lumor dhe aksit kryesor të qytetit dhe kishim si qëllim vazhdimin e ketij aksi duke e kthyer atë në një aks të gjelbër, të krijonim një pjesë natyre që bashkonte tre lumenjtë e qytetit keshtu që lumenjtë nuk do ishin më kufij të fortë e të mirë percaktuar por pika shumë të forta lidhjeje.
Ndërhyrja jonë ishte pikërisht në urën e dytë të lumit të Tiranës dhe zona perreth tij, sepse ne mendojmë se është një pikë e fortë dhe një zonë e rëndesishme qe lidh jo vetëm dy anët e lumit të Tiranës por që ndihmon rritjen normale të qytetit, sepse kjo zonë është ekzaktësisht mbi qendrën e qytetit, kjo është arsyeja pse ne duam të vazhdojmë aksin e Brasinit e ta kthejmë atë në një aks të gjelbert ku do funksiononte si një kencept zhvillimi ku bashkonte tre lumenjtë dhe tre liqenet e Tiranës që janë mbi këtë aks.
Për ne ishte e rëndësishme të studionim pikat e takimit me aksin, keshtu që studiuam pikën ku sheshi Skënderbej dhe lumi Lana takohen me aksin. Analiza e paternit të sheshit Skënderbej, Lanës dhe hapësirave perreth tyre ishte e rendesishme për të kuptuar kohën e zhvillimit të ketyre pjesëve. Ne donim të krijonim një tjetër pike takimi, që të perfaqësonte periudhën post komuniste në ditët tona.
Në një moment e pamë projektin tonë si një skenar filmi.
Virusi i konsumimit dhe deshirës per tu pasuruar edhe në dëm të naturës tashmë është një fenomen. Qyteti ka dërguar ushtarët e tij për të kaluar një pengesë që ka gjetur perpara tij, lumin e Tiranës i cili ka krijuar një kufi të fortë midis qytetit dhe natyrës. Një luftë e fortë qytet-natyrë. Qyteti sulmon me parcelizimin, ndërtimin dhe densifikimin e zonës. Por cfarë ndodh? Natyra nuk duron më, toka nuk po mban më dot peshën e njerëzimit dhe fillon të cahet, lumi fillon sulmin drejt qytetit ku futet përmes kësaj carje.
Pikërisht këtë ka si synim projekti ynë, vendosjen e një traktati paqeje mes zhvillimit të mëtejshëm të qytetit dhe natyrës. Në pjesën e ndërtuar futen elemente të natyrës sic është gjelbërimi dhe uji, kurse në pjesën e natyrës futen ndërtime dhe vetë njerëzit. Sulmet kanë ndalur. Qyteti ka kaluar lumin dhe nuk është më agresiv, kurse natyra është futur në qytet.
Por cfarë realisht ndodh?
Në fillim ishte thjesht natyrë e pastër, por pas viteve 90-të fillon uzurpimi i tokës ku njerëzit mundoheshin të zinin sa më shumë tokë të mundeshin. Por papritmas kjo u kthye në fenomen, filloj migrimi masivë drejt qytetit dhe periferisë së tij. Filluan problemet e pronarëve të rinjë të tokave midis tyre por edhe me ata të vjetërit rreth tokave të zëna. Disa ranë dakort duke ndarë pjesët e duke shtyrë parcelat. Ne akoma kemi të tilla probleme edhe sot ku të shumta janë cështjet në gjykatë për pronësinë e tokës.
Banorët e rinj filluan të jetojnë në “tokat e tyre” dhe ishte koha që do ndertonin shtëpi. Edhe sot kemi një proces të gjatë dhe të veshiterë legalizimi. Pas shume vitesh jetese në mjadise pa plan, pa sisteme rrugësh, uji dhe elektriciteti legal shumë prej tyre u legalizuan. Ketu fillon dhe planifikimi i ketyre zonave, ku filluan të ndërtoheshin rrugët e para, por me shume veshtirësi. Rruget e kishin të veshtirë të ishin të drejta, ato vinin rreth ndërtimeve dhe parcelave.
Deshira për pronë private që karakterizonte Shqiptarët në kohën post komuniste manifestohej vetvetiu shumë qartë migrimi masiv drejt qyteteve. Kaloj më shumë se një dekadë nga konsumizmi dhe përdorimi jo i drejtë i tokës për qëllime private. Në fillim njerëzit filluan te “zinin” sa më shumë të mundeshin tokë për perdorim vetiak. Në projektin tonë ne mundohemi të perfaqesojmë këtë fenomen, por në rastin tone uzurpimi i tokes është hapësire publike.
Përcaktimi i paternit kompakt dhe rrjeta në hapësirat e lira duke lejuar bashkjetesën midis programit të ri me të vjetrin. Ndërtesat janë në parcela (që perfaqësojne uzurpimin e tokës rreth zonës, periferinë e Tiranës), tani hapesirë publike rreth ndërtesave.
Duke e bërë të aksesueshme zonën, duke e lidhur atë me qytetin dhe zonën në vetvete, qytetin me anën tjetër të lumit, vazhdimin e aksit duke e kthyer atë në aks të gjelbër. Rrugët në brendësi të zonës nuk janë të drejta sepse perfaqësojne sesi banorët ndërtuan pa asnjë kriter, pa planifikim territori keshtu që rrugët vijne sipas parcelave po keshtu edhe ndërtesat që i përshtaten parcelave. Në këtë menyrë ne kemi përcaktuar një patern të ri që përfaqëson se cfarë ka ndodhur në kohën post komuniste me përdorimin e tokës. Pikë përplasje të ndryshme me aksin përfaqesojnë kohë të ndryshme.
Ne bëjmë një traktat paqeje midis natyrës dhe qytetit. Biem dakort me natyrën që të kaloj mbi lum zhvillimi i qytetit te Tiranes dhe natyra futet në qytet. Keshtu në layerin e poshtëm ne mbajme natyrën sic ajo ishte përpara zhvillimeve post komuniste ku periferia e Tiranes nuk ishte krijuar. Ndërmjet parcelave kemi hapësira të gjelbërta. Zgjerojmë lumin, duke krijuar një zonë lundruese në brendësi të zonës duke krijuar një shesh uji, një shesh park. Me këtë marëveshje natyra është dakort, po ashtu edhe qyteti.
Rreth funksioneve, ndërtesat qëndrore kanë funskione miks duke përfshirë më së shumti funksione publike. Ndërtesat rreth tyre kanë funskione banimi, ekonomike komerciale si dhe shërbime. Pjesët periferike të kësaj zone kanë funskione rezidenciale. Kompleksi që krijon sheshin, funskionon si mbledhës uji ku nëpër tarracat e tij krijohen fasadat e ujit. Më pas ky ujë mblidhet dhe krijohen sheshe më të vogla ujore.
Kështu ky projekt tenton të krijoje një pol te ri zhvillimi që e konsiderojmë llogjik vazhdimin e aksit duke e kthyer atë në aks të gjelbër. Një projekt sensitiv ndaj natyrës, ku vë theksin mbi luftën globale midis njerëzimit dhe natyrës si dhe tenton të rishkruajë historinë e uzurpimit të tokave në periferinë e Tiranes duke i kthyer ato në një version pozitiv dhe gjenerues të projektit.


















